You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Uzuni tregohet fantastik te Lokomotiva, jep 2 asiste për t’u përgëzuar

VIDEO/ Uzuni tregohet fantastik te Lokomotiva, jep 2 asiste për t’u përgëzuar

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertë për Kupën e Kroacisë, duke ia dalë ndaj Oriolik. Skuadra e njohur kroate ishte paraqitur me formacionin e dytë në këtë ndeshje, por shifrat ishin 0-1.

Në këtë moment trajneri vendosi të aktivizojë Lirim Kastratin dhe Myrto Uzunin, për të mos rrezikuar më tepër. Sulmuesi i Shqipërisë arriti të merrte rolin e protagonistit me vetëm 30 minuta loje, pasi u fut në minutën e 60. Dy pasime brilante për ta nxjerrë me portën e boshatisur shokun e skuadrës, do t’i dërgonin shifrat në 0-3. Një formë shumë e mirë e këtij lojtari, ndërsa po afrojnë ndeshjet e Shqipërisë dhe trajneri Reja ka një alternativë shumë të mirë për aspektin sulmues.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top