Ditën e djeshme lojtari më i ri i Kombëtares, Myrto Uzuni, arriti të dhurojë një assist dhe të shënojë golin e dytë për skuadrën e tij të Lokomotiva e Zagrebit. Këta të fundit arritën të fitonin derbin midis Hajdukut të Splitit, me rezultatin 2-0.
Myrto Uzuni rezultoi lojtari i ndeshjes, teksa me fitoren e djeshme e ngjit skuadrën e tij të Lokomotivës në vendin e tretë. Kujtojmë që pak minuta përpara shënimit të golit, lojtari kuqezi mori një goditje të rëndë nga kundërshtari. Në fillin u dukën se gjërat ishin serioze për Uzunin dhe pritej dalja e tij nga fusha e lojës, por jo vetëm që u rikthye sërisht në fushë, por arriti edhe të shënonte golin e dytë.
Ditën e sotme, nga burimet të sigurta pranë lojtarit, shprehin për Shqiperia.ch, se Myrto Uzuni nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe është rikther menjëherë në stërvitje gjatë ditës së sotme me klubin e Lokomotivës së Zagrebit. Forma e tij në Kroaci, po i mahnit të gjithë, pasi ka vetëm pak kohë në atë klub dhe është përshtatur në mënyrë të menjëhershme, duke u transforuar në pikën kyçe të skuadrës kroate. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/