
Fiorentina ka arritur të marrë një fitore shumë me vlera në ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Atalantës.
Historiku i takimit u vendos nga ana e Biraghit, me një kryevepër të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes. Një gjuajtje nga një distancë e largët, ka përfunduar në rrjetë nga ana e futbollistit të Fiorentinës.
Megjithatë është dashur ndihma e teknologjisë në akordimin e këtij goli. Gollini, njeriu që ka lënë në stol Berishën, me hedhjen e tij krijoi mendimin se kishte evituar dhe kishte kryer njëkohsisht pritjen e jetës, por u përballë me golin e sezonit. Kampionati italian është ende në javët e para, por një perlë e tillë është e vështirë të përsëritet. /Shqipëria.ch/