You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Turqit ndihen të zhgënjyer dhe befasuar: Na vërshëllyen himnin në Shqipëri!

VIDEO/ Turqit ndihen të zhgënjyer dhe befasuar: Na vërshëllyen himnin në Shqipëri!

Turqia e ka fituar me rezultatin 2-0 takimin e djeshëm ndaj Shqipërisë, të vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për ekipin kundërshtar, që me dy goditje në portë, ka arritur të gjejë po aq gola.

Por tifozët turq dhe ambienti sportiv në atë vend, ka ngelur i zhgënjyer për mënyrën sesi janë pritur në Shqipëri. Në rrjetet sociale është shpërndarë gjerësisht momentit i himnit të Turqisë, që është vërshëllyer nga të gjithë tifozët shqiptarë. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kundërshtarëve, që shprehen të zhgënjyer për sjelljen dhe pritjen që iu rezervua në Shqipëri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top