
Tifozat kuqezi kthehen fuqishëm në tribuna, për të mbështetur Shqipërinë. Në një stadium thuajse të boshatisur, ata ishin zëri i vetëm që mbajtën gjallë këtë sfidë.
Duket se ata janë një ogur i mirë për djemtë e Panuccit, të cilët me rikthimin e tyre dhe Kombëtarja ka arritur te fitorja e shumë kërkuar në një ndeshje zyrtare. Një paraqitje dinjitoze në tribunë e Tifozave Kuq e Zi, që me thirrjet e tyre, në një farë mënyre ka qënë dhe motivim për djemtë e Kombëtare.
Tifogrupi i organizuar, që vendosën të kthehen për të mbështetur Kombëtaren, duhet thënë se sonte në mbrëmje ata ishin tëpër të zjarrtë./Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/