Në kohët e fundit talentet që po vijnë nga Anglia janë gjithmonë e më të shumtë në numër. Tifozët shqiptarë kanë dëgjuar më së shumti për Armando Brojën, por numri është edhe më i lartë.
Një prej këtyre futbollistëve është mesfushori me tipare sulmuese, Armando Dobra. Lojtari që aktivizohet me të rinjtë e Ipswich, ekipit që luan në “League One”, u ftua nga skuadra në takimin e Kupës ndaj Lutonit.
Atje do të humbisnin me rezultatin 3-1, por Armando Dobra ishte për notën 10. U cilësua si më i miri i ekipit të tij, ndërsa realizoi edhe golin e vetëm. I jashtëzakonshëm në duelet ndaj rivalëve, ndërsa kishte edhe aftësinë e kualitetin e duhur për t’i lënë pas vetes me një lëvizje. Fatmirësisht Dobra është pjesë e të rinjëve të Shqipërisë, ndërsa është vetëm 18-vjeç dhe ka prespektivën e së ardhmes. /Shqiperia.ch/
Few clips of Armando Dobra’s debut for #itfc
Age 18
Played on the left of a 4-2-3-1
Looks a very tidy dribbler with quick change of direction and good balance, driving inside on to favored right foot. Not afraid of a tackle either pic.twitter.com/hzKrzl6jRY— ITFC Tactics (@IpswichTactics) August 15, 2019