Një tjetër stadium projektohet në Shqipëri, ndërsa pas përfundimit të “Arenës Kombëtare”, do të nis një tjetër projekt. Këtë herë bëhet fjalë për arenën që do të ndërtohet për Apoloninë, e cila është po aq moderne, sa ndërtimet në Elbasan, Shkodër dhe së fundmi në Tiranë.
Ky stadium do të ndërtohet dhe bashkëfinancohet nga FSHF, qeveria e Shqipërisë, por edhe Bashkia e Fierit. Gjithçka e konfirmuar edhe kryebashkiaku Armando Subashi, ndërsa më poshtë mund të gjeni edhe pamjet e stadiumit. /Shqiperia.ch/