Peskara ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 përballë Spezias. Ledian Memushaj ishte një nga protagonistët kryesorë në këtë fitore duke dhuruar dy asiste. Ky është një tjetër lajm i mirë për trajnerin e Shqipërisë në prag të dy sfidave eleminatore të Europianit.
Një luks zgjedhjesh ka italiani, që përtej elementeve të reja që kanë dalë së fundmi, mund të mbështetet edhe te veteranët e Kombëtares. Paraqitjet e Memushajt kanë pësuar disi luhatje në kohët e fundit, por mesfushori vlonjat mbetet gjithsesi një zgjedhje me vlerë për trajnerin. Të paktën me Peskarën është duke e bërë një gjë të tillë, ndërsa skuadra italiane pas kësaj fitore, shkon në vendin e tretë dhe mbetet një konkurente dinjitoze për ngjitjen në elitën e futbollin italian. /Shqiperia.ch/