You are here
Home > Bundesliga > VIDEO/ Tifozi shqiptar që habiti Gjermaninë, ia zhvat fanellën e Kimishit një tifozi të vogël

VIDEO/ Tifozi shqiptar që habiti Gjermaninë, ia zhvat fanellën e Kimishit një tifozi të vogël

Në një nga skuadrat më të mëdha në historinë e futbollit europian, futet edhe Bayerni i Mynihut. Ky ekip numëron shumë trofe të fituar kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ku edhe detyrimisht tifozë me ta, nuk ka vetëm në Gjermani, por dhe jashtë këtij territori. Lajmin e e javës në shtetin gjerman e përbën një shqiptar, i cili është tifoz me Bayernin.

Fundajvën që lamë pas skuadra bavareze arriti të fitonte një ndeshje teje të vështirë përballë Shalke 04, duke marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Pas përfundimit të sfidës futbollistët u afruan tribunave të tifozëve, teksa ndër ta ra në sy një djalë i vogël që kërkonte fanellën e mbrojtësit Kimish.

Pikërisht këtu ndodh e papritura, ku gjatë kohës që fanella e bavarezit “fluturon” drejt tifozit të vogël nga vetë Kimish, këtij të fundit ia rrëmben nga dora një tifoz më i madh në moshë, që sipas “Gazeta Olle” ishte shqiptar dhe quhej Zef Zefaj. Të gjithë ata tifozët që gjendeshin aty afër, i kanë thënë shqiptarit se fanella i përkiste djalit të vogël dhe se nuk ishte për të. Madje edhe vetë Kimish nuk është larguar pa u sigurar se fanella u mor nga ana e djaloshit të vogël.

Pikërisht kjo situatë, bëri që ditën e sotme shqiptari të ishte edhe në faqet e para të mediave sportive gjermane, madie edhe tek gazeta prestigjoze “Bild”./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top