
Strakosha i vetëm nuk ka mjaftuar, që Lacio t’ia dalë ndaj Napolit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ishte e hapur deri në minutën e fundit.
Në dy golat e pësuar përgjegjësia ka qenë pak e Strakoshës, disi më tepër në realizimin e dytë. Megjithatë perla e ideuar nga Milik që preku cepin e rrjetës nga goditja e dënimit, nuk mund të evitohej. Strakosha nuk bëri asnjë hedhje në atë rast, duke mbetur i shtangur në vend.
Por në një rast tjetër, me të njëjtën sulmues, Strakosha ka fituar një duel që është për t’u duartrokitur. Reflekset e portierit shqiptar janë të frikshme, teksa i kanë mohuar polakut një tjetër gol të sigurtë. Megjithëse ishte aq fare pranë portës dhe e dërgoi topin drejt rrjetës, Strakosha reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke e larguar topin dhe duke shpëtuar portën e Lacios. /Shqiperia.ch/
Strakosha with a brilliant fingertip save to keep the game 0-0. #NapoliLazio pic.twitter.com/CWd3gNDv9H
— Las Vegas Laziali (@LVLaziali) January 20, 2019