
“Arena Kombëtare” është një mrekulli më vete të cilën do ta shijojnë të gjithë tifozët shqiptarë të futbollit. FSHF ka publikuar në ditën e djeshme një video ku tregohet se po vijojnë punimet intensive në stadium, që ky i fundit të jetë gati sa më shpejtë të jetë e mundur për sportdashësit.
Sipas të gjitha gjasave ndeshja e parë e Shqipërisë në këtë stadium, do të zhvillohet në muajin qershor. Gjithsesi e rëndësishme ngelet vazhdimi i punës në këto ritme, ndërsa për hir të së vërtetës, pamja që të ofron “Arena Kombëtare” pavarësisht se ka ende shumë për t’u punuar në të, është thjeshtë… magjepsëse. /Shqiperia.ch/