“La Liga” ka ngritur siparin për këtë sezon në mënyrën më të bukur të mundshme, ndërsa Barcelona e ka pësuar disfatën e parë në transfertë ndaj Athletic Bilbao. Ajo që e bëri të bukur këtë takim, ishte mënyra sesi erdhi fitorja me rezultatin 1-0 për vendasit.
Aritz Aduriz, sulmuesi 38-vjeçar i Bilbaos u aktivizua në fushë në minutën e 88. Vetëm 60 sekonda më vonë, do të vinte edhe një gjysmë rrofeshatë e këtij futbollisti, për të dërguar topin në rrjetë. Festimi është më shumë se legjitim, ndërsa klasi vjen përpara syve të Grizman, njeriu që nuk mund të bënte asgjë pa praninë e Mesit në fushë. /Shqiperia.ch/
Ahora si, más o menos el golazo de Aduriz. pic.twitter.com/eJT9YVKHgq
— Juan Guerrerø (@jdguerrero) August 16, 2019