You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Tashmë “infekton” edhe Taulant Xhakën, Zhegrova nën ritmet e hip-hopit shqiptar te Bazeli

VIDEO/ Tashmë “infekton” edhe Taulant Xhakën, Zhegrova nën ritmet e hip-hopit shqiptar te Bazeli

Edon Zhegrova përpos talentit të madh që zotëron në vete, njihet edhe si një adhurues i flaktë i rrjeteve sociale. Ky lojtar nuk mund të bëj dot pa këto të fundit, ndërsa e vetmja gjë që i mungon, është ndoshta përdorimi i telefonit gjatë kohës kur luhet futboll.

Praktikisht kjo është e pamundur, por në dhomat e zhveshjes diçka e tillë mund të ndodhë. Së fundmi është Zhegrova që publikon një video në “Instagram”, ku shihet së bashku me Taulant Xhakën që ndjekin ritmet e një prej këngëve të hip-hopit në Shqipëri. As mesfushori i Shqipërisë nuk i ka rezistuar tundimit, ndërsa për Zhegrovën e gjitha kjo është një problem më vete, pasi humb fokusimin në fushën e lojës, në një kohë që karriera e tij mund të arrij kulmin në Europë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top