You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Talenti shqiptar që doli nga Olimpiakosi, Laçi me gol të jashtëzakonshëm në Francë

VIDEO/ Talenti shqiptar që doli nga Olimpiakosi, Laçi me gol të jashtëzakonshëm në Francë

Qazim Laçi ka realizuar një kryevepër më vete në takimin për Kupën e Francës me Ajacios dhe Valenciennes, që përfundoi me rezultatin 4-1. Një kualifikim më tej për mesfushorin shqiptar që ka dalë nga akademia e Olimpiakosit.

Shumë talent në këmbët e këtij lojtari, që ka bërë bujë të madhe prej kohësh. Goli i parë në këtë ndeshje do të vinte pikërisht nga këmbët e Laçit, që me të majtën “vrastare” nga distanca, ia bëri mision të pamundur portierit kundërshtar për të evituar golin. Skuadra e Ajacios do të gjente edhe tre gola të tjera, ndërsa mesfushori në fjalë ka luajtur edhe për grupmoshat e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top