
Qazim Laçi ka realizuar një kryevepër më vete në takimin për Kupën e Francës me Ajacios dhe Valenciennes, që përfundoi me rezultatin 4-1. Një kualifikim më tej për mesfushorin shqiptar që ka dalë nga akademia e Olimpiakosit.
Shumë talent në këmbët e këtij lojtari, që ka bërë bujë të madhe prej kohësh. Goli i parë në këtë ndeshje do të vinte pikërisht nga këmbët e Laçit, që me të majtën “vrastare” nga distanca, ia bëri mision të pamundur portierit kundërshtar për të evituar golin. Skuadra e Ajacios do të gjente edhe tre gola të tjera, ndërsa mesfushori në fjalë ka luajtur edhe për grupmoshat e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/