You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Talenti shqiptar mbërrin në stërvitjen e Barcelonës, premton për të ardhmen e ndritur

VIDEO/ Talenti shqiptar mbërrin në stërvitjen e Barcelonës, premton për të ardhmen e ndritur

Ashtu siç edhe e kemi përmendur përpara disa kohësh, talenti shqiptar, Elidion Gjika ka mbërritur në akademinë e Barcelonës. Një hap gjigandi që vjen nga një djalosh i vogël, i cili arriti të shkonte në “shtëpinë e ëndrrave”, ndërsa më parë kishte qënë pjesë e një akademie futbolli në Tiranë.

Bëhet fjalë për “Etien Futboll Akademi”, e cila drejtohet nga përkushtimi i madh i Denis Lilës. Madje në rastin konkret, është ky i fundit që i ka ndjenjur pranë këtij lojtari që në moshën 5-vjeçare. Një procedurë kjo e cila ndiqet edhe në vëndet më të zhvilluara të botës dhe që kanë kulturën më të madhe të futbollit, pasi nëse kërkojmë lindjen e lojtarëve të mëdhenj, atëherë duhet t’i formojmë ata që në hapat e parë, pasi asgjë nuk vjen rastësisht.

Madje në këtë mënyrë edhe Ajaksi është duke mahnitur të gjithë sportdashësit në Europë, falë prurjeve të mëdha të akademisë së saj, që e gërshtetuar me energjinë dhe pasionin e madh të të rinjëve, sjellin formulën e suksesit që të zhvlerësojnë paratë në futboll. Asgjë tjetër nuk do të mundej! Pra e thënë me pak fjalë, më tepër raste si i Elidion Gjikës, që tashmë stërvitet duke parë në muret rrethuese legjendat e futbollit botëror, atëherë është edhe më mirë për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

(Videot dhe fotot më poshtë janë të siguruara nga “Shqiperia.ch”


Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top