You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Talenti i Shpresave si Ibrahimoviç, portieri kroat dorëzohet para “predhës” së tij

VIDEO/ Talenti i Shpresave si Ibrahimoviç, portieri kroat dorëzohet para “predhës” së tij

Emir Sahiti është padyshim një prej futbollistëve më premtues të Shqipërisë. Flasim për një talent nga ata të vërtetët, por e vetmja gjë që ai kërkon, është koha.

Koha për të treguar veten, koha për të demostruar aftësitë e tij, koha për të bindur tifozët sesa vlen. Aktualisht i ndodh në ekipin e Hajdukut të Splitit,hapësirat për këtë futbollist kanë qenë disi të kufizuara. Skuadra e ka dërguar në ekipin e dytë dhe atje Sahiti e bën menjëherë diferencën, për të treguar se është për shumë më lartë.

Në ndeshjen që ekipi i dytë i Hajdukut fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit, goli i dytë mban firmën e Emir Sahitit. “Predha” e tij bën që ndërhyrja e portierit të jetë e pamundur, për të evituar golin që do të vuloste edhe historikun e takimit, ndërsa mënyra e realizimit, ngjason dukshëm me veprimet e Zlatan Ibrahimoviç. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top