Meritan Shabani është padyshim një nga ata futbollistë që do të pasuronte së tepërmi organikën e Shqipërisë.
Lojtari i cili aktivizohet me të rinjtë e Bajernit, e ka vetëm çështje kohe bashkimin me ekipin e parë. Kjo duket lehtësisht edhe në fushën e lojës, ndërsa Shabani bën diferencën edhe përballë talenteve të tjerë bavarezë, që gjithmonë janë një akademi e cila ka furnizuar Europën me lojtarë cilësorë.
Presioni i mediave po ashtu është i një niveli të lartë për trajnerin Kovaç, megjithatë futbollisti shqiptar vazhdon të tregojë vlera e tij. Këtë herë Shabani ka arritur të realizojë ndaj AEK, duke bërë gjithçka mirë deri në momentin e golit. /Shqiperia.ch/