You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Super gol nga Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar i mrekullueshëm me Napolin

VIDEO/ Super gol nga Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar i mrekullueshëm me Napolin

Një mrekulli duket se po i ndodh kapitenit të Shqipërisë, Elseid Hysaj. Marrëdhënia e tij me Napolin shihej si e përfunduar, por e kundërta po ndodh. Gatuzo i dha besimin e duhur dhe pas ndeshjeve si titullar tashmë ka ardhur edhe goli. Hysaj ka tundur rrjetën me një goditje nga jashtë zone kundër Sasuolos që në minutë ne 8 të takimit.

E para herë kjo për lojtarin shqiptar që shënon në Serie A, teksa asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Madje as në periudhën e artë të Sarrit. Kapitulli i pakënaqësive dhe vështirësive me Napolin tashmë duket të jetë i mbyllur, ndërsa ai i suksesit po nis të shkruhet./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top