You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sulmuesi që la Finlandën për Shqipërinë, Albion Ademi është “flakë” këtë sezon

VIDEO/ Sulmuesi që la Finlandën për Shqipërinë, Albion Ademi është “flakë” këtë sezon

Albion Ademi ishte futbollisti që zgjodhi të linte Finlandën për t’iu bashkuar Shqipërisë. Që nga viti 2015 e përfaqësonte fanellën e vendit ku u rrit, por do t’i bashkohet kuqezinjëve të drejtuar nga Alban Bushi. Nga driblimet dhe mënyra sesi sillej në fushën e lojës Ademi konsiderohej si një talent i prespektivës.

Megjithatë te ekipi i Inter Turkut nuk po arrinte që të linte gjurmë me golat e shënuara, nisur edhe nga mosha e tij. Ky sezon i ri në elitën e futbollit në Finlandë e ka gjetur në super formë Ademin. Në ditën e sotme Marinhem, ekipi ku luan aktualisht sulmuesi 21-vjeçar, ka mundur me rezultatin 2-0 Inter Turkun, që ishin kryesuesit aktual të kampionatit.

Albion Ademi do të realizonte një tjetër gol fantastik në minutën e 12, në vazhdimësi të ndeshjeve të fundit. Por edhe në golin e dytë të Marinhem bëhej fjalë për një asist të këtij futbollisti. Tashmë Ademi ka shkuar në 5 gola të shënuara në 6 ndeshjet e para që janë zhvilluar në elitën e futbollit të Finlandës, ndërsa asnjëherë më parë nuk e kishte kaluar kuotën e 4 golave të shënuara përgjatë gjithë kampionatit në një sezon. Tashmë ky rekord personal është thyer dhe jemi vetëm në ndeshjen e gjashtë, Albion Ademi në formën më të mirë! /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top