You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Strakosha i lë pa fjalë ndaj Interit, dy pritje brilante në një aksion

VIDEO/ Strakosha i lë pa fjalë ndaj Interit, dy pritje brilante në një aksion

Thomas Strakosha ka bërë dy pritje fantastike ndaj Interit në minutën e 59 të takimit. Këta të fundit janë duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Lacios, ndërsa gardiani shqiptar ka evituar një gol të sigurt.

Fillimisht do të ishte Barela i vetëm ndaj Strakoshës, duke pasur gjithë hapësirën e nevojshme për të shënuar. Por atje portieri shqiptar do të reagonte bukur duke e kapur topin me këmbë. Topi do të mbërrinte te një tjetër lojtar i zikaltërve, Politano, që ka goditur menjëherë, por si një “supermen” Strakosha e largon sërish topin.

Tifozët e Interit e kanë kaluar me një buzëqeshje ironike dhe nuk po u besonin syve për rastin e humbur, po ashtu si edhe vetë faqa zyrtare e këtij klubi në Twitter: “Mamma mia”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top