
Një spektakël i vërtet është dhuruar në Holandë, atje ku Willemi II ka fituar në transfertë ndaj Heracles me rezultatin 3-4. Kjo ishte një përballje direkte, sa i përket objektivit të Kupave të Europës.
Në këtë 90 minutësh ka lënë gjurmën e tij dhe sulmuesi shqiptar, Mario Vrushaj. Ky i fundit ka realizuar golin e katërt dhe të fitores për Willemin. Futbollisti në fjalë zgjodhi edhe këtë herë që të përfaqësonte Greqinë U-21, por është ende në kohë për të përfaqësuar Shqipërinë. /Shqiperia.ch/