
Sokol Cikalleshi i është rikthyer golit në Turqi me ekipin e Akhisasporit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Menemesporit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte në minutën e 67 golin që do i dërgonte shifrat në 2-0.
Sulmuesi shqiptar arriti të fuste topin mes këmbëve të Domgjonit, për ta ndalur më pas në rrjetën që mbrohej nga Gentian Selmani. Ndërkohë Menemespori ka arritur që të barazojë shifrat në minutën e 78 dhe 89, për të dalë me një pikë nga kjo transfertë.
Sokol Cikalleshi’nin golü ???#akhisarspor #gol pic.twitter.com/RrBkHJmYIZ
— akhisarsporlu (@greenholigan7) February 10, 2020