You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ “Snajperi” funksionon vetëm në Gjermani, tjetër kryevepër e Alban Mehës në rrjetë

VIDEO/ “Snajperi” funksionon vetëm në Gjermani, tjetër kryevepër e Alban Mehës në rrjetë

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, “snajperi” Meha funksionon vetëm në Gjermani. Të gjithë do të çmendeshin pas futbollistit shqiptar, gjatë kohës që Paderborni ngjitej në elitën e futbollit gjerman.

Mënyra e ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Meha dhe gjuajtjet e tij drejt portës, bën që për këtë futbollist të kishte interes të lartë në Bundesligë. Megjithatë karriera e Mehës nuk shkoi në mënyrën e duhur, teksa pas kalimi të tij në Jordani, shumë pak u dëgjua për të.

Një rikthim në Gjermani te Elversberg në ligat më të ulta dhe “snajperi” rikthehet të funksionojë. Një realizim në perfeksion do të ishte ai i javës së shkuar nga Meha, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

E njëjta histori edhe në takimin e sotëm ku Elversberg triumfoi me rezultatin 3-2. Alban Meha që niset nga ekzekutimi i goditjes së dënimit dhe historia që tashmë është e ditur, tifozat e Elversberg duhet t’i gëzohen këtij njeriu. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top