Ka përfunduar ndeshja e femrave në Shkodër mes Shqipërisë dhe Skocisë në rezultatin 1-2, duke ulur kështu siparin e eleminatoreve të Kupës së Botës.
Futbollistet skoceze kanë kaluar të parat në avantazh, por teksa pritej që pjesa e parë të mbyllej me fitoren e tyre, do të ishte e përhershmja, Doçi, ajo që do të rikthente barazpeshën. Në fundin e takimit ishin futbollistet skoceze atyre që u buzëqeshi fati, duke u kualifikuar për në Kupën e Botës.
Me mbylljen e kësaj ndeshje, vajzat shqiptare i mbyllën këto eleminatore në ventin e 4 me vetëm 4 pikë, duke arritur një fitore, një barazim dhe tre humbje. Megjithatë duke parë nivelin e treguar në fushën e lojës ndaj një Skocisë, që u kualifikuar si e para e grupit, mund të thuhet pa frikë se trajneri Grima është duke bërë një punë të mirë dhe rritja e cilësisë në këtë Kombëtare është shumë evidente.
Skocia festoon si e çmendur, me të drejtë pas kësaj fitore dhe sigurimit të kualifikimit në Kupën e Botës, por duartrokitje ka edhe për Shqipërinë, shumë të merituara madje. /Shqipëria.ch/
Shqipëri-Skoci (FEMRA) 1-2