Ledian Memushaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Peskarës për këtë sezon, por këtë herë vlonjati ka shfrenuar gjithë fantazinë e tij.
Një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, ka përfunduar në rrjetën e Palermos. Rezultati ndodhet në shifrat 2-2, ndërsa ky ishte goli që po sjell barazimin për ekipin e Peskarës. Padyshim një moment lehtësimi ky për Memushajn, që ka pasur shumë luhatje në formën e tij. Ky duket të jetë momenti i shqiptarëve në Europë, teksa pas kryeveprës së Rashicës, një tjetër identike vjen edhe nga Memushaj. /Shqiperia.ch/