
Hajduku i Splitit ka kaluar një nga mbrëmjet më të errëta të viteve të fundit në futboll, ndërsa është përballur edhe me zemërimin e tifogrupit të saj, Torcida. Skuadra ku luan edhe Ardian Ismajli, që u preferua në stol ndaj modestëve të Gziras, ka humbur me rezultatin 1-3 duke u eliminuar nga Europa League që me turin e parë.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e fortë të tifozëve të saj, që kanë hyrë në fushë me një skenë të ngjashme si në mbrëmjen e Beogradit, por këtë herë për lojtarët e tyre. Madje futbollistët e Hajdukut kanë vrapuar për t’i shpëtuar përleshjeve me “Torcidan”. /Shqiperia.ch/