
Arena Kombëtare po merr gjithmonë e më shumë formë, ndërsa sipas informacioneve të fundit, është mbyllur rreth 90% e ndërtimit të saj. Sipas të gjitha gjasave, gjithçka do të jetë gati për ndeshjen e rradhës së Shqipërisë.
Ndërkohë “FSHF” ka shpërndarë vetëm para pak orësh pamjet e fundit që vjen nga ky stadium e që janë të mrekullueshme. Një stadium që do t’i jap një tjetër imazh Shqipërisë në aspektin e futbollit. Pavarësisht se kishte shumë kritika ky projekt, është pikërisht ajo që i mungonte vendit tonë. /Shqiperia.ch/