
Ishte momenti, nuk kishte më vend për pritje të gjatë. Shqipëria është kthyer në nivelin e kërkuar Izraelit, në takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë falë një kryvepre të Taulant Xhakës, që nuk i la shans portierit kundërshtarit për të reaguar.
Humbja ishte një “mollë e ndaluar” për të dy trajnerët, sidomos për Panuçin, që ndryshe nga homologu i tij në ditën e sotme që sapo ka ardhur, tekniku italian mund edhe të largohej në një rast të tillë.
Një Shqipëri e bukur për t’u parë, nga fillimi deri në fund. Mbrojtja mund të bënte edhe më mirë në detyrën e saj, por sot, fatmirësisht kishte në portë Thomas Strakoshën, që kishte arritur perfeksionin. Tre pikët e para arkëtohen, tani është radha e Skocisë. /Shqipëria.ch/
90’+4′ Mbyllet takimi. Shqipëri-Izrael 1-0.
90′ Përfundon koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.
89′ Strakosha në nivelet më të larta. Portieri kuqezi ka arritur të evitojë një tjetër aksion të rrezikshëm të kundërshtarëve, me një ndërhyrje të sigurtë me këmbë.
80′ Ndëshkohet me të verdhë Hysaj, për një ndërhyrje të gabuar në mbrojtje.
72′ Përplasje e fuqishme e Strakoshës. Del në nxehmje Etrit Berisha.
70′ Zëvendësim te Shqipëria. Gavazaj i lë vendin Prengës.
62′ E pafalshme! Xhaka bën gjithçka mirë dhe e nxjerr Hysajn me portën e boshtatisur, por ky i fundit nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetë.
54′ Një gjuajtje fantastike nga ana e Taulant Xhakës, ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Haimov nuk ka shanse, topi ndalet në fundin e rrjetës. Shqipëri-Izrael 1-0.
46′ Nis takimi. Guri ngel në dhomat e zhveshjes dhe vendin e tij e merr Balajn.
45′ Mbyllet e para. Shqipëri- Izrael 0-0.
40′ E pabesueshme ajo që ndodh në “Elbasan Arena”. Gjimshiti dhuron një top te futbollisti i Izraelit, ndërsa heroi është edhe njëherë “Strakosha”.
36′ Një tjetër krosim i bukur nga Binaku, gjen Memushajn në afërsi të zonës kundërshtare. Goditja e tij pritet lehtësisht nga Haimov.
31′ Falë Zotit është Strakosha. Shpëtimtar dy herë, në po aq raste flagrante të kundërshtarëve.
29′ Memushaj provon një perlë nga distanca, por portieri i mohon golin e avantazhit.
20′ Panuçi është gati të hyjë në fushë, kërkon më shumë nga Guri. Tifozët në stadium ndihen edhe më shumë duke brohoritur në mbeshtetje të Kombëtares.
13′ Krosimi i bukur nga Binaku në krahun e majtë, por Guri shkakton faull ndaj portierit.
9′ Ndëshkohet me karton të verdhë Migjen Basha, pas një ndërhyrje të keqe në mesin e fushës.
5′ Mëkat rasti që humbet Guri. I vetëm përballë porterit kundështar, sulmuesi i Shqipërisë nuk ka arritur të shtyjë topin drejt rrjetës.
3′ Kuqezinjtë gjenden menjëherë në vështirësi, teksa Dabour për pak sa nuk shënon golin e parë.
1′ Nis takimi. Kuqezinjtë shkelmojnë topin e parë.
LIVE Shqipëri-Izrael 0-0
KV: Basha 8′
Minutë pas minute
20:45 Nis takimi. Fat për Shqipërinë!
20:15 Shihet qartë atmosfera e vakët në stadium, vetëm 30 minuta përpara ndeshjes. Duket se prania e lartë e policisë kanë bërë që tifozë të jenë të “terrorizuar”
20:00 Futbollistët dalin në nxemje, në një farë menyre në fytyrat e tyre duken të pasigurtë. Kjo për shkak të mungesës së tifozve
19:20 Publikohet formacioni, Panuçi i surprizon të gjithë. Agolli ulet në stol dhe Hyka merr shiritin e kapiteni. Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka (C), Gavazaj
19:16 Gianni De Biasi mbërrin në stadium, e nis aty ku e la, tek ndeshja me Izraelin. Përqafim dashamirës me Salihin
19:02 FSHF kërkon tifozë në stadium dhe bën ofertë të veçantë: “Bli një biletë, merr një falas”
18:50 Mbërrin Kastriot Tusha, tenori që do të këndojë Himnin e Kombëtares live.
18:15 Tifozat kuq e zi marrin bekimin, përpara se të marshojnë në stadium nga miku i tyre i ndjerë, që nuk gjëndet sot në stadium.” TI JE MIDIS NESH TAKU”
18:00 Dallohen me sy të lirë snajperat mbi taracat e pallateve përreth stadiumit “Elbasan Arena “
17:45 Policia bëhet gati për të kontrrolluar tifozët. fillon të bëhet kordoni për ta.
16:00 Tifozët do t’i presin jashtë stadiumit vetëm 670 pilicë. Deri më tani pranë stadiumit situata e është qetë dhe raportohet se asnjë njësi speciale nuk do të jetë e pranishme përgjatë orëve. Përgënjështrohet lajmi se ka 200 të shoqëruar nga policia.
15:30 Afro 4000 pritet të jetë numri i tifozëve në shkallët e stadiumit. Një nga ndeshjet me më më pak tifozë në histori përsa i përket rendësisë së saj. Ndërsa arsyeja e këtij numri kaq të vogël ende nuk dihet.
13:50 Përfundon dreka e kuqezinjve. Futbollistët rikthehen në dhomat e tyre.
13:30 Aniteterrori ka shoqëruar 200 persona me precedent të mëparshme penale, që do të ishin të pranishëm në stadium. Konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.
13:15 Izraeli nuk “josh”. Deri tani janë shitur vetëm 3700 bileta. Rrugët e Elbasanit ende nuk janë të mbipopulluara nga tifozët.
13:00 Kuqezinjtë janë duke konsumuar drekën, për të marrë energjinë e nevojshme për sfidën e mbrëmjes.
12:00 Nis ardhja e tifozëve të parë në Elbasan. Megjithëse qyteti nuk duket më i ndezur se kurrë, nga momenti në moment, pritet mbërritja e shumë tifozëve të tjerë.
11:30 Stërvitje e shkurtër e Shqipërisë në ambientin e hotel “Univers”.
11:00 Arbitri i Shqipëri-Izrael, Viktor Kasai, është duke bërë përgatitjet e tij të fundit fizike në Kamzë, për të qenë në nivelin e duhur në mbrëmjen e sotme.
10:00 Panuçi e ka ideuar formacionin e tij, ku ka vend për shumë ndryshime. Ky është i mundshmi i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Lilaj, Basha, Xhaka, Gavazaj, Hyka, Guri
08:00 Dita e Shqipërisë! Zgjimi në ditën e sotme ka një ndryshim të rutinës. Merrni makinën, por mos shkoni në punë. Këtë herë rruga iu çon drejt “Elbasan Arenas”.