You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Shokët ishin kundër tij, kapiteni i Shpresave bën gjithçka për tifozët

VIDEO/ Shokët ishin kundër tij, kapiteni i Shpresave bën gjithçka për tifozët

Sa shumë pritje për të parë Sherif Kallakun në fushë, ndërsa sapo ky i fundit kthehet, i dhuron edhe fitoren Teutës. Nga pika e bardhë do të vinte, por padyshim që nuk ka rëndësi mënyra sesi tundet rrjeta.

Në fund goli ka të njëjtën vlerë, ndërsa i ardhur ndaj një ekipi pretendent si Kukësi, atëherë shijon edhe më shumë. Kallaku ka hyrë prej kohësh në zemrën e tifozëve durrsak, me këtë të fundit që e ka bërë edhe një sakrificë të vogël kundër verilindorëve.

Mesfushori shqiptar shkoi menjëherë pas golit për t’i hedhur fanellën tifozëve të tij dhe për të marrë një tjetër, që të vazhdonte lojën. Megjithëse shokët e skuadrës bën gjithçka për ta ndalur, që të mos merrte karton të verdhë. Por Kallaku e pa si një veprim të domosdoshëm, pasi të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë mbështetur në kohën kur nuk kishte mundësinë për t’i dhënë kontribut Teutës për shkak të dëmtimit. “Doja ta bëja menjëherë dorëzimin e fanellës, pasi nuk marrë shumë kartonë gjatë ndeshjeve. Njerëzit më kanë ndenjur shumë afër dhe e kanë treguar në rrugët e qytetit apo rrjetet sociale. Prandaj e vendosa kështu”, ka thënë Kallaku për “Supersport”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top