
Mesa duket Lirim Kastrati nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi realizoi tre gola në ndeshjen e shkuar, ndaj Slaven Belupos, këtë herë futbollisti shqiptar ka realizuar përpara publikut të tij.
Lokomotiva e Zagrebit morri një pikë mjaft të rëndësishme, pasi mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Rijekës. Goli që vulosi historikun e ndeshjes, erdhi nga ana e Kastratit. Titullar në këtë ndeshje, ishte edhe futbollisti tjetër i talentuar nga Shqipëria, Myrto Uzuni.
Ekipi kroat i Lokomotivës duket se po ecën me hapin e kampionit, pasi ndodhet në vendin e dytë, vetëm 1 pikë më pak se Dinamo e Zagrebit. /Shqipëria.ch/