Rikthehet Herolind Shala të shënojë me klubin norvegjez të Startit, ku ditën e djeshme ai realizoni një gol alla tiki-taka, që është praktikuar nga Barcelona shumë herë. Herolindi kohët e fundit ka zhvilluar paraqitje tepër të mira si me klubin e Startit ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
Më merkaton e verës ai u transferua tek Start, ku aty duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë, ndonëse në 31 ndeshje ka shënuar 5 gola. Kohët e fundit Herolindi ka qënë një lojtarë i pazëvendësueshëm tek norvegjezët, pasi dita ditës po arrin të përshtatet në këtë skuadër.
Kujtojmë që për mesfushoi 26-vjeçar ka qënë lojtari më i mirë për Kosovën në ndeshjen e fundit, duke shërbyer si një pikë kyçe për projektin e zviceranit Shaland. Mesa duket “Hero” Shala po rikthehet më momentet e arta të karrjerës së tij, që i pati në kohën kur luante tek Odd Gr, duke marrë vëmendjen e ekipeve më të njohura në Europë. /Shqiperia.ch/