You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Shihni se çfarë bën Florian Kamberi, e tenton golin edhe si Zlatan Ibrahimoviç

VIDEO/ Shihni se çfarë bën Florian Kamberi, e tenton golin edhe si Zlatan Ibrahimoviç

Florian Kamberi mbetet padyshim një nga futbollistët kryesor për t’u marrë në muajin shtator sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmuesi që aktivizohej me të rinjtë e Zvicrës, nuk ka hapësirën e duhur te helvetët dhe prandaj pritet që ta lërë këtë Kombëtare.

Nga ana tjetër, sulmi i kuqezinjëve dhe dardanasve do të përforcohej së tepërmi me një lojtar të tillë. Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë për Florian Kamberin, që në 4 ndeshjet e para ka arritur të shënoj po aq gola. Madje në takimin e zhvilluar ndaj Arbroath, sulmuesi shqiptar i ka shkuar fare pranë një super realizimi në stilin e Zlatan Ibrahimoviç.

Nuhatje e madhe e portës dhe një lojtar që mund të zgjidh i vetëm ndeshjen, Kamberi vazhdon të marrë vëmendjen kryesore me Hibernian në Skoci. /Shqiperia.ch/

4 ndeshje, 4 gola

– Elgin City – Hibernian 0-2

– Hibernian – Arbroath 3-0

– Carlisle – Hibernian 3-4

– Dunfermline – Hibernian 1-3

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top