
Nuri Seferi e ka fituar përballjen e tij në arenën e boksit kundër gjermanit, Rad Rashid. Ashtu siç u kishim lajmëruar edhe ditë më parë, flitej për një ndeshje me emocione dhe të luftuar deri në fund.
Për të mësuar emrin e fituesit u desh që të mbylleshin të gjitha raundet, ku më pas u shpall fitues Nuri Seferi. Një nga kulmet gjatë ndeshjes ishte Raundi i 3, ku asnjë prej sportistëve nuk po mbrohej. Gjithashtu një tjetër episod për t’u theksuar, ishte ajo që ndodhi në raundin e fundit.
Nuri Seferi vazhdoi të grushtohej me Rashid, pavarësisht se arbitri kishte sinjalizuar të mbyllej dueli. Një luftë deri në momentet e fundit, me ‘’Tajsonin shqiptar” që nuk i zhgënjeu tifozët e shumtë që ishin në mbështetje të tij. /Shqipëria.ch/