You are here
Home > Boks > VIDEO/ Shihni pamjet! Seferi nuk i ndalte grushtat, gongu ra për t’u mbyllur ndeshja

VIDEO/ Shihni pamjet! Seferi nuk i ndalte grushtat, gongu ra për t’u mbyllur ndeshja

Nuri Seferi e ka fituar përballjen e tij në arenën e boksit kundër gjermanit, Rad Rashid. Ashtu siç u kishim lajmëruar edhe ditë më parë, flitej për një ndeshje me emocione dhe të luftuar deri në fund.

Për të mësuar emrin e fituesit u desh që të mbylleshin të gjitha raundet, ku më pas u shpall fitues Nuri Seferi. Një nga kulmet gjatë ndeshjes ishte Raundi i 3, ku asnjë prej sportistëve nuk po mbrohej. Gjithashtu një tjetër episod për t’u theksuar, ishte ajo që ndodhi në raundin e fundit.

Nuri Seferi vazhdoi të grushtohej me Rashid, pavarësisht se arbitri kishte sinjalizuar të mbyllej dueli. Një luftë deri në momentet e fundit, me ‘’Tajsonin shqiptar” që nuk i zhgënjeu tifozët e shumtë që ishin në mbështetje të tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top