Verder Bremen ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Frankfurtit, duke marrë 3 pikët e para në këtë sezon të Bundesligës.
Milot Rashica është zhbllokuar dhe këtë herë nuk shënon thjeshtë një gol, por një realizim që mund të vendoset në kornizë. Teksa pritej që takimi të përfundonte në barazim, do të ishte mesfushori shqiptar që nëpërmjet një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, do të rikthente avantazhin te Verderi. /Shqipëria.ch/