You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Shënon golin e kampionatit dhe imiton Murinjon, Llullaku shtang nga 25 metra në Rumani

VIDEO/ Shënon golin e kampionatit dhe imiton Murinjon, Llullaku shtang nga 25 metra në Rumani

Azdren Llullaku ka shkëlqyer në ditën e sotme, në atë takim të fituar nga ana e Astrës ndaj Dinamos së Bukureshtit me rezultatin 4-1. Futbollisti shqiptar do të shtangte portierin që në minutat e para të takimit, me një finalizim në përfeksion nga 25 metra.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të ndaluar atë top, Mutiu vetëm duhet të shoh sesi sfera tunden në rrjetë. Ky ishte realizim i pestë në këtë kampionat për Llullakun, në 19 ndeshje të zhvilluara. Duke parë edhe komentet nga vetë mediat rumune pas ndeshjes, ky cilësohet si një nga golat më të bukur të kampionatit.

Një moment i mirë për futbollistin në fjalë, që ka disa kohë që e ka humbur kombëtaren shqiptare. Nëse vazhdon në këto ritme, padyshim që ftesa e Panuçit do të jetë vetëm çështje kohe, për Llullakun që sot ka festuar edhe si Murinjo para tifozëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top