You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Shënon edhe me kokë, Endri Çekiçi është i pandalshëm te Ljubjana

VIDEO/ Shënon edhe me kokë, Endri Çekiçi është i pandalshëm te Ljubjana

Endri Çekiçi nuk di të ndalet kur vjen puna te të shënuarit në Slloveni. Futbollisti shqiptar ka gjetur rrjetën për herë të 10 në kampionat ditën e sotme. Nëse jemi mësuar që shpesh herë golat e tij “të çmendur“ të vijnë nga distanca apo edhe nga goditjet e dënimit, këtë herë situata ka qenë ndryshe.

Një krosim i hedhur në zonë është shfrytëzuar më së miri nga Çekiçi i cili me kokë e ka shtyrë topin në rrjetë në minutën e 23-të të takimit. Ky ishte goli i dytë për Olimpjan e Ljubjanës, që është duke udhëhequr në këto momente me shifrat 1-2 në transfertën kundër Triglav. Nëse rezultati mbetet i tillë deri në fund të ndeshjes, atëherë skuadra e talentit shqiptar do të shkëputej 4 pikë në krye të tabelës së klasifikimit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top