
Liverpuli është duke luajtur ndaj Manchester Junajtid në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave në “Premier League”. Për momentin rezultati është 3-1 në favor të ekipit të Liverpulit, ndërsa ngelen edhe pak minuta nga fundi i takimit.
Goli i avantazhit për skuadrën e Klopit, ka ardhur nga Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 70, ndërsa në të 73 arriti të shënonte golin për Liverpulin. Pas gjuajtjes së Shaqirit dhe devijimit të një prej lojtarëve të Junajtid, topi ka prekur traversën dhe më pas ka përfunduar në rrjetë. Festë e çmendur në “Anfield Road” dhe e njëjta edhe për Jurgen Klop, që nuk mund t’i përmbajë emocionet në një takim të tillë.
Ndërkohë, në minutën e 81 i njëjti autor, do të bënte sërish stadiumin e Liverpulit të shpërthente në festë, pasi do të vinte golin i tretë për ta dhe i dyti i Shaqirit në këtë takim. /Shqiperia.ch/
Shaqiri gets subbed on and scores not 5 minutes later! pic.twitter.com/4wcCA7zJL7
— NBC Sports Soccer (@NBCSportsSoccer) December 16, 2018