
Nëse në verën e shkuar u dëgjua shumë për jehonën “Kiki challenge” që erdhi nga “Instagrami”, këtë herë kemi sfidën e re me tapën e shishes. Njerëz të thjeshtë dhe personalitet nga më të njohurat, provojnë të heqin tapin e shishes pas një gjuajtje me këmbë, apo edhe duke shpikur disa mënyra të reja.
Elseid Hysaj nuk i ka shpëtuar tundimit për ta provuar këtë lojë, megjithëse duke e bërë në mënyrën “shqiptarçe”. Më spektakolare dhe e vështirë dukej në pamje të parë, pasi mbrojtësi shkodran ka qënë në një motorskaf.
Por nga ana tjetër ishte menduar për ta lehtësuar sa më shumë arritjen e objektivit. Tapi i shishes ishte thuajse i hequr deri në gjysmë, ku mjaftonte edhe një prekje e vogël, për t’u rrëzuar në tokë. Sigurisht që objektivi u arrit në pamje të parë, por pa iu përmbajtur saktësisht të gjitha rregullave të lojës. /Shqiperia.ch/