You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Saktësi…kirurgjikale! Reja gjen thesarin e madh që i mungonte Panuçit në Slloveni

VIDEO/ Saktësi…kirurgjikale! Reja gjen thesarin e madh që i mungonte Panuçit në Slloveni

Trajneri i ri i Shqipërisë, Reja, duhet t’i gëzohet formës së mirë që po kalojnë lojtarët shqiptarë në Europë. Shumë gola të realizuara edhe nga lojtarët “e harruar”, si Jahmir Hyka apo Endri Çekiçi. Madje te ky i fundit duhet të vendoset theksi, pasi është hera e parë që i dëshmon të gjitha kualitetet e tij në këtë mënyrë.

Shumë vite të kaluara në akademinë e Dinamos së Zagrebit, por pa iu dhënë mundësia që të luajë me skuadrën e parë të kroatëve. Kalimi te Olimpija e Ljubjanës rezultoi gjetje gjeniale, pasi atje sulmuesi shqiptar është duke shkëlqyer. Së fundmi, në fitoren me rezultatin 4-2 ndaj Triglavas, Çekiçi ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Në të dyja rastet ishte një saktësi kirurgjikale e lojtarit kuqezi, që me një teknikë të jashtëzakonshme i finalizon aksionet në mënyrën e duhur. Duke parë që te krahu i Çekiçit kemi aq shumë nevojë për momentin, nëse vazhdon në këtë ritëm, Reja ka gjetur një thesar të madh që Panuçi nuk e kishte në organikën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top