You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sadiku protagonist në ndeshjen emocionuese, Malagas i nevojiten vetëm 3 minuta

VIDEO/ Sadiku protagonist në ndeshjen emocionuese, Malagas i nevojiten vetëm 3 minuta

Armando Sadiku ka gjetur golin ditën e sotme, në një ndeshje të pabesueshme mes Malagës dhe Elche. Takimi ka përfunduar në shifrat 3-3, ndërsa ekipi i lojtarëve shqiptar ka barazuar vonë, duke shënuar dy herë brenda 3 minutave.

Më konkretisht do të ishte Armando Sadiku ai që do të merrte përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 79, të cilën arriti ta kthente në gol. Vetëm 3 minuta më pas, do të vinte edhe barazimi për Malagën, të cilët vazhduan të sulmonin për të dalë me tre pikë nga fusha, duke e bërë kështu këtë takim dramatik deri në minutat e fundit.

Sulmuesi shqiptar do të rrezikonte disa herë portën kundërshtare, për të cilën ka qenë një kërcënim konstant gjatë takimit, megjithëse mundi ta dërgojë vetëm një herë topin në rrjetë. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe mesfushori shqiptar, Keidi Bare, i cili si gjithnjë ka qenë një nga më punëtorët në fushë. Shumë kilometra dhe saktësi nga lojtari kuqezi edhe këtë herë./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top