You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Rihapet çështja “Panuçi”, Shqipëria dorëzohet pa kushte në Skoci

VIDEO/ Rihapet çështja “Panuçi”, Shqipëria dorëzohet pa kushte në Skoci

Sa shumë diferenca mes asaj ndeshje që Shqipëria zhvilloi ndaj Izraelit dhe kësaj në ditën e sotme, ndaj Skocisë. Një dorëzim pa kushte ishte ai i kuqezinjve, teksa rezultati nuk pasyqron në mënyrën më të mirë atë që u tregua në fushën e lojës.

Në pjesën e parë fati do të na buzëqeshte në shumë raste, për të na dhënë një shans në të dytën dhe për të na mbajtur në lojë. Por me gjendjen e sotme, Shqipëria e kishte të pamundur të luftonte deri në minutën e fundit. Naismith do të vendoste historikun e takimit, me dy golat të shënuar me kokë për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Tashmë në grupin tonë gjithçka është e hapur dhe llogaritë janë të tepërta për t’u bërë në këtë moment. Një çështje Panuçi do të rihapet, ndërsa tifozët shqiptarë konfirmohen si më të mirët në botë. Vazhduan të festonin dhe të mbështesnin Kombëtaren deri në fund, pavarësisht të gjithave. /Shqipëria.ch/

90’+3′ Përfundon takimi.Skoci-Shqipëria 2-0. 

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 3 minuta shtesë.

82′ Pritet vetëm përfundimi i takimit. Lojtarët shqiptarë duken të dorëzuar në fushën e lojës.

75′ Tifozët shqiptarë vazhdojnë të përkrahin Kombëtaren, pavarësisht rezultatit dhe lojës së dobët të Shqipërisë.

69′ E pësojmë edhe të dytin. Një dalje e gabuar e Strakoshës ia bën më të lehtë Naismith për të dërguar topin në rrjetë. Skoci-Shqipëri 2-0

58′ Tjetër mundësi e pastër për kundërshtarët, por Veseli mbyll gjithçka.

51′ Balaj e fal golin e barazimit. Një pasim fantastik i Xhakës për sulmuesin e Shqipërisë, e nxjerr këtë të fundit me portën e boshatisur. Kjo nuk ka mjaftuar për Balajn.

48′ Nuk ka nevojë për të kaluar shumë minuta. Nasmith ka kaluar në avantazh vendasit me një gjuajtje me kokë, Skoci-Shqipëri 1-0

46′ Nis pjesa e dytë. Prenga në vendin e Gavazajt.

45′ Mbyllet koha e rregullt. Skoci-Shqipëri 0-0.

42′ Shans i artë për Shqipërinë, por goditja e Memushajt është për t’u harruar.

40′ Skocia ka arritur të dërgojë topin në rrjetë, por fatmirësisht për ne, është pozicion jashtë loje.

28′ Kuqezinjtë kërkojnë të ndërrmarin aksionet sulmuese, por e kanë të vështirë të sulmojnë skocezët.

23′ Fati dhe mrekullia shpëton kuqezinjtë nga shpëtimi i golit. Goditja e futbollistit të skocezëve ndalet në shtyllë.

18′ Sërish kaos në zonën e Shqipërisë, miqtë pretendojnë për penalti dhe ia hedhim sërish paq.

16′ Kartoni i verdhë për Souttar pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Ndojit.

10′ Minuta që flasin për Skocinë në fushë, por shqiptarët heshtin kundërshtarin në tribuna. Thirrjet për Shqipërinë janë të vetmet që dëgjohen.

5′ Kaos në zonën e kuqezinjve, ia hedhim paq.

4′ Goditje e rrezikshmee futbollistëve skocez, Strakosha largon topin.

3′ Panuçi shfaqet i nervozuar me mbylljen mbrapa të lojtarëve të Shqipërisë.

1′ Nis takimi

Minutë pas minute

20:45 Emocione të mëdha në Glasgou. Shijoni himnin e Shqipërisë.

20:15 Nuk jemi në Shqipëri! Shijoni spektaklin që ofron TKZ nga Skocia.

20:14 Panuçi ka dalë nga e zakonshmja, teksa ndryshe nga çfarë bëhet zakonisht kur lojtarët e marrin vesh të gjithë formacionin së bashku, trajneri italian ka preferuar t’i marrë një nga një lojtarët për të treguar nëse do të jenë nga minuta e parë.

20:00 Rreth 300 bileta ishin të vendosura për tifozët shqiptarë, ndërsa sipas raportimeve të fundit, priten që në stadium të jenë deri në 1.200 tifozë në mbështetje të Kombëtares.

19:20 Formacioni zyrtar  i Skocisë: A. McGregor (GK), O’Donnell, Robertson (C), Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell

19:20 Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Binaku, Hysaj (C), Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj

18:00 “Ngrohet” Kombëtarja. Tifozat Kuq e Zi kanë nisur të dhurojnë spektakël duke kënduar këngë në mbështetje të Shqipërisë.

Tifozat-Kuq-e-Zi-kendojne-para-ndeshjes-me-Skocine on Vidnews.

17:00 Formacioni i mundshëm i Skocisë(4-4-2): Mc Gregor, Paterson, Souttar, Mulgrew, Robertson, Forrest, McGinn, Armstrong, Mc Gregor, Naismith, Griffiths

16:00 Legjenda e kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka vizituar Kombëtaren në hotelin ku ata po qëndrojnë dhe ka biseduar për shumë minuta me Panuçin.

15:00 Temperatura të ulëta në Glasgou, por Shqipërinë do e ngrohin tifozët. Rreth 300 bileta pritej që të ishin në dizpozicon të shqiptarëve, por sipas asaj që flitet, në stadium do të jenë afërsisht 1.000 tifozë që do të përkrahin Shqipërinë.

14:00 Ka një ndryshim për futbollistin që do e shoh ndeshjen nga tribuna te Shqipëria. Nëse më parë do  të ishte Mihaj që do të ulej në tribunë, tashmë mbrojtësi i qendrës do e ndërroj vendin me atë të krahut, Besir Demirin.

13:00 Shqipëria dhe Skocia do të thyejnë akullin mes tyre. Më parë nuk është rregjistruar asnjë takim mes të dy Kombëtareve, një statistikë që do i shërbej edhe historisë kjo e sotmja.

12:00 Futbollistët e Kombëtares janë duke bërë një seancë për të lehtësuar disi muskujt përpara nisjes së takimit në fushën ku ata do të luajnë pas disa orësh. Një sfidë më vete do të jetë edhe ajo me temperature, sepse në këtë transfertë flitet për temperature shumë të ulta. Panuçi duket disi i menduar në mesin e fushës, për atë se çfarë mund të ndodhë në takimin e sotëm.

11:00 Panuçi e ka ideuar formacionin e tij, ku ka vend për disa ndryshime. Ky është i mundshmi i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Veseli, Binaku, Memushaj, Basha, Xhaka, Hyka, Balaj

08:00 Dita e Shqipërisë! Zgjimi në ditën e sotme ka një ndryshim të rutinës. Merrni makinën,shkoni në punë, por mos harroni në mbrëmje, flitet vetëm për Kombëtare.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top