You are here
Home > Kombëtarja U-17 > VIDEO/ Rezultat tenistik që nuk njihej që nga 2009, Shqipëria e Mustedanagiç e pafuqishme

VIDEO/ Rezultat tenistik që nuk njihej që nga 2009, Shqipëria e Mustedanagiç e pafuqishme

Shqipëria U-17 është duke ndeshur ndaj grupmoshave të Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e europianit, duke humbur me rezultatin e thellë 0-6.

Djemtë e drejtuar nga ana e Mustedanagiç duhej që t’i largonin atë shije të hidhur tifozëve shqiptarë, teksa më parë kemi marrë rezultate negative nga Shqipëria A, U-21 dhe U-19, por nuk ia arritën dot.

Takimi i cili është zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk ka pasur shumë histori, me kundërshtarët që kanë mbizotëruar në fushë dhe dominuar kuqezinjtë në çdo minutë. Kaq gola të pësuar Shqipëria U-17 nuk i shihte që prej vitit 2009, ndërsa është për t’u harruar sa më parë.

Kjo pasi pas pak ditësh, kuqezinjtë do të luajnë edhe takimet e mbetura, ndaj Norvegjisë dhe Azerbajxhanit. Këtë herë, ndryshe nga më parë takimet do të zhvillohen me 45 minuta me ndryshimin e formatit dhe jo vetëm 40 minuta. /Shqiperia.ch/

Shqipëri-Çeki 0-6 (Wojatschke 13′, 18′, 48′, Svodoba 22′, Vorlicky 42′, Sejk 88′)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top