You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Rei Manaj e tund rrjetën në debutim, por i anulohet te Barcelona B

VIDEO/ Rei Manaj e tund rrjetën në debutim, por i anulohet te Barcelona B

Rei Manaj e ka bërë menjëherë debutimin te Barcelona B, atje ku kjo skuadër është ndeshur ndaj Ejeas. Takimi është fituar në shifrat 2-0, me sulmuesin shqiptar që ka luajtur nga minuta e parë e takimit dhe nuk është zëvendësuar nga trajneri.

Niveli i treguar nga ana e lojtarit të Kombëtares ka bindur menjëherë teknikun e katalanasve, që i ka hapur menjëherë hapësirën. Madje Manaj do të realizonte në minutën e 73, por goli do të anulohej për faull. Pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë, sulmuesi i Barcelonës B ka kërcyer më tepër se mbrojtësi kundërshtar, megjithëse festa nuk do të niste për shumë gjatë pas vërshëllimës së arbitrit që ndodhej shumë afër aksionit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top