Jo më kot Gjermania konsiderohet si një model për ne shqiptarët në veçanti. Pasi në këtë vend, shohim një natyrë krejtësisht tjetër nga e jona, që do të dëshironim ta kishim. Vetëm imagjinoni, Milot Rashica ndoshta edhe në çdo vend tjetër të Europës, do të ishte larguar në merkaton e janarit.
Shumë shqetësime dhe lëndime ka pasur ky lojtar, duke sjellë që kur aktivizohej në fushën e lojës, të mos ishte në gjendjen më të mirë. Tifozëve u ishte sosur disi durimi, por jo trajnerit Kohfeld. Jo vetëm që nuk e vuri në diskutim largimin e lojtarit të Kosovës, por për më tepër i qeshte fytyra sa herë që flitej për Rashicën.
Besimin ia dha dhe u shpërblye pa kaluar shumë kohë. Pas golit ndaj Dortmundit në Kupë, Rashica ka shënuar edhe dy super gola ndaj Augsburgut, në takimin që po vazhdon me rezultatin 3-0. /Shqiperia.ch/
LES CHOSES SE PASSE COMME PREVU MILOT RASHICA COMMENT HAHAHAHAH
PEPITOSSSSSSSSSSSSSS pic.twitter.com/XulbvqRwVQ
— Analyste saison (@yogakids05) February 10, 2019