
Lionel Mesi është kritikuar shumë për nivelin që ka treguar me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Ndryshe nga Barcelona, rrallëherë shihet si protagonist në golat e kësaj Kombëtare. Gjithsesi Argjentina ka kaluar në gjysmëfinalen e këtij turneu kundër Brazilit, pavarësisht rënies së formës të Mesit.
Por sulmuesi i katalanasve ka thyer të gjitha barrierat dhe ka hyrë në histori me Argjentinën, për një fakt që mund të duket edhe qesharak. Në fitoren e sotme ndaj Venezuelës në shifrat 0-2, për herë të parë ka kënduar himnin edhe Lionel Mesi. Ky i fundit ishte vendosur shumë herë në qendër të kritikave edhe për këtë fakt, ndërsa në ndeshjen e fundit do të ishte një prej fëmijëve që i qëndronte afër, i cili garantoi se Mesi nuk e këndonte himnin e Argjentinës. /Shqiperia.ch/
“Messi”
Porque el argentino Lionel Messi cantó su himno nacional. pic.twitter.com/WBhUUFV9k5
— PorqueEsTendenciaURU (@UruPorque) June 28, 2019