You are here
Home > Futboll Bota > Video që po bën xhiron e internetit, Shaqiri i tregon Klopit shqiponjën dhe flamurin e Kosovës

Video që po bën xhiron e internetit, Shaqiri i tregon Klopit shqiponjën dhe flamurin e Kosovës

Ajo humbje e Liverpulit ndaj Crevena Zvezdës në ditën e djeshme, me rezultatin 2-0 në favor të ekipit serb, kaloi jo pa jehonë nga mediat angleze, të cilat i kushtuan një vëmendje të madhe edhe lënies jashtë së Xherdan Shaqirit.

Ky i fundit nuk u morr në Beograd për motive të qarta politike, që normalisht duhet të mos kenë lidhje me futbollin. Gjithsesi, në Serbi gjithmonë gjërat ndryshojnë dhe bëhet fjalë për një standart të ri që duhet të vendoset enkas për ta, për “të përkëdhelurit” e Europës.

Video e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, është ajo e “442oons”, e cila nëpërmjet disa animimeve të futbollistëve dhe trajnerit Klop, ka sjellë situatën pas ndeshjes së Liverpulit në Beograd, në një formë komike.

Jurgen Klop është i mërzitur me të gjithë yjet e tij, nga portieri Alison te ylli Salah me nivelin e treguar, që konsiderohet si një statujë që nuk lëviz, përplaset te Xherdan Shaqiri duke i premtuar gjithmonë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Por në atë moment mesfushori e përshëndet me shqiponjë, ndërsa shtruar në tapet është flamuri i Kosovës. Sigurisht, tekniku gjerman pendohet disi për fjalët e thëna, duke e kuptuar që i kishte bërë gabim llogaritë në këtë rast, pasi nuk mund ta përdorte Shaqirin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top