
Tomas Guidara rezulton një emër shumë i dëgjuar edhe për tifozët shqiptar. Në kohën e Panuçit, mbrojtësit në fjalë do i kujtohej se rrënjët e tij ishin shqiptare nga gjyshërit. Fillimisht e mendoi seriozisht ardhjen te kuqezinjtë, për shkak të trajnerit që kishim dhe emrit të madh që kishte në Europë.
Por me largimin e Panuçit, menaxheri i Guidarës u shpreh se lojtari i tij do të priste Argjentinën. Gjithsesi në këtë rast do të raportojmë edhe momentin që bëri bujë të madhe në mediat sportive të Argjentinës.
Guidara është larguar nga Belgrano dhe iu bashkua Velezit. Ky lojtar ishte idhulli i shumë tifozëve dhe largimi i tij është përjetuar shumë nga sportdashësit e Belgranos. Një moment i veçantë ishte kur babai i tregon djalit 4-vjeçar se lojtari i tij i preferuar nuk do të luante më me Belgranon. Reagimi? Pamjet flasin vetë dhe nuk lënë shumë vend për koment… /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/