You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Qazim Laçi dhe skema perfekte, një gol magjik vjen kundër kryesuesëve në Francë

VIDEO/ Qazim Laçi dhe skema perfekte, një gol magjik vjen kundër kryesuesëve në Francë

Qazim Laçi është kthyer në protagonist në takimin e sotëm që ekipi i tij Ajaccio po luan kundër Lorient. Vendasit po fitojnë me shifrat 1-0 e meritë këtu ka edhe mesfushori shqiptar. Një skemë e ekzekutuar në perfeksion mes tij dhe lojtarit Bayala ka sjellë edhe golin e avantazhit.

Në minutën e 52-të të ndeshjes Laçi shkon drejt këndores për të ekzekutuar një goditje nga këndi. Shqiptari vendos të vërë në jetë një skemë, duke e adresuar topin saktësisht për te Bayala, që me një goditje mahnitëse e dërgon topin në rrjetën kundërshtare.

Ndërkohë nëse Ajaccio arrin të dalë triumfuese deri në fund të 90 minutave, atëherë shkon në vendin e dytë, i cili në fund të sezonit mundëson rezervimin e një vendi në elitën e futbollit francez. Vendi i parë momentalisht ruhet pikërisht nga Lorient dhe këto shifra i çojnë skuadrat në vetëm 2 pikë larg njëra-tjetrës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top